Itali/ Rritet ndjeshëm numri i humbjeve te jeteve nga Covid-19, ministri Speranza urdhëron aplikimin e dozës së tretë

72
0

Italia ka raportuar sot 71 humbje jetesh për shkak të Covid-19 nga 52 të hënën, ndërsa raporti ditor i infeksioneve të reja u rrit në 4,720 nga 3,361.

Më herët sot, ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza, njoftoi se dozat e treta të vaksines anti Covid-19 do të vihen në dispozicion për grupet e njerëzve “klinikisht të prekshëm” këtë muaj, duke e bërë atë vendin e fundit në perëndim që po ecën përpara me doza nxitëse.

Italia ka regjistruar 129,638 vdekje nga Covid-19 që nga shpërthimi i saj në shkurt të vitit të kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti më i lartë në botë. Vendi ka raportuar 4.58 milion raste deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.