Itali/ Rriten shifrat e Covid-19, ja masat e reja që priten më 16 janar

497
0

Bilanci i dites se sotme ne Itali regjistron një rritje të rasteve dhe viktimave. Sipas autoriteteve, janë 17246 rastet e reja të infektuara, në rritje nga 15774 të ditës së mëparshme.

Ndërkohë, bilanci i viktimave mbetet i lartë, me 522 të tilla, për një bilanc total që shkon në 80848.  Rritet sërish raporti testime/raste pozitive, që nga 8.9% i ditës së djeshme është rritur në 10.7%.

Lombardia kthehet sërish në rajonin më të goditur, me 2587 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, më 16 janar priten masat e reja të qeverisë për parandalimin e virusit. Sipas burimeve, gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet të paktën deri në 30 prill, dhe lëvizjet ndër-rajonale do të kufizohen edhe në rajonet më pak të goditura. Lëvizjet lejohen deri në orën 22, ndërkohë që restorantet dhe lokalet mbyllin në orën 18.