Pushimet e Pashkeve po afrojne dhe shumë studentë, por edhe shumë familje kanë nisur të mendojnë për pushimet.
Kur fillojnë? Kur mbarojnë? Këtë e vendosin kalendarët e shkollave rajonale, të cilat përcaktojnë ditët e mbylljes së institucioneve të cilat i shtohen datave të shënuara me të kuqe, pra atyre festive.
E diela e Pashkëve këtë vit është e diela më 9 prill. Dita e nesërme, 10 Prilli, që është e hëna e Pashkëve konsiderohet gjithashtu pushim.
Kur janë pushimet e Pashkëve 2023?
Shumica e rajoneve kanë vendosur të mbyllin shkollat nga e enjtja 6 prill deri të martën 11 prill përfshirëse. Kjo do të thotë se nxënësit do të shkojnë për herë të fundit në shkollë të mërkurën më 5 prill, më pas do të kenë gjashtë ditë pushim për Pashkë dhe do të kthehen në shkollë të mërkurën më 12 prill.
Përjashtim bëjnë Veneto dhe Valle d’Aosta, ku shkollat mund të vendosin të rifillojnë mësimet që nga e marta më 11 prill. Ndryshe nga datat e tjera, si fillimi dhe mbarimi i mësimeve ose fundjavat e gjata, pushimet e Pashkëve duket se bashkojnë pothuajse të gjitha rajonet.