Skip to content

Itali/ Prej 1 shtatorit nis aplikimi i masave të reja anti Covi, ja rregullat e reja

    Prej datës 1 shtator Italia nis aplikimin e masave të reja anti Covid.

    Green pass bëhet i detyrueshëm për personelin arsimor e studentët universitarë që duan të frekuentojnë në prani auditoret universitar, ndërsa nxënësit e ciklit të ulët e të mesëm  janë përjashtuar nga ky rregull.

    Për mësuesit e personelin e administratës arsimore e të mensave shkollore që nuk respektojne këtë normë janë parashikuar masa deri në largim nga puna.

    Kjo masë ka shkaktuar debat të fortë në atë grup mësuesish e personash që janë kundër vaksinimit të detyrueshëm e që i ka çuar në nënshkrimin e një peticioni on line kundër këtij rregulli, raporton Ora Neës. 

    Masat e reja anti covid në Itali, parashikojnë Green pass të detyrueshëm për udhëtimet ajrore, hekurudhore e detare në ranger kombëtar, si dhe për transportin publik urban ndër rajonal. 

    Mbi udhëtimet ndërkufitare rregullat për hyrje dalje në territorin italian janë  në fuqi deri më 31 gusht 2021 e deri më sot nuk ka informacion mbi ndryshimet nëse do të kete mbi limitetet e udhëtimeve me vendet e tjera./ora/