Itali/ Nga sot “Green Pass” i detyrueshëm në autobusë, avionë dhe tren, ja cfare duhet te dini

102
0

Ka nisur sot në Itali, zbatimi i rregullit të pajisjes me Green Pass, i detyruar në të gjitha mjetet e transportit publik kombëtar urban në udhëtimet rajonale, në linjat hekurudhore, në udhëtimet ajore e ato detare.

Mjetet e transportit publik urban, hekurudhor, ajror e detar do të lejohen të lëvizin vetëm me kapacitet 80% të udhëtarëve. Do të mund të kenë kapacitet të plotë 100% vetëm ato mjete që garantojnë filtrimin e ajrit cdo 3 minuta.

Deri më datë 31 dhjetor 2021 që është dhe afati kohor i gjëndjes së emergjencës shëndetësore, pashaporta e gjelbër do të jetë e detyrueshme dhe për të gjithë personelin arsimor e administrativ në të gjitha ciklet si dhe për studentët universitarë që do të frekuentojnë në prani auditoret mësimore. Green Pass nuk do të jetë i detyrueshëm për nxënësit e cikleve të ulëta e të mesme.

Për personelin arsimor e administrativ që nuk paraqet Green Pass, do të aplikohet masa e pushimit nga puna, 5 ditë pas mungesë së pajustifikuar të tyre.

Green Pass do të jetë i detyrueshëm në të gjitha rajonet italiane të klasifikuara me ngjyra të bardha, të verdha, të portokallta e të kuqe në varësi të rrezikut të përhapjes së virusit në popullsi. Do të përjashtohen nga ky detyrim minorenët nën 12 vjecë.

Rregullat e reja u shtohen atyre që aktualisht janë në fuqi si detyrimi i Green pass në ambjentet e mbyllura në restorante e lokale, muze, evente kulturore, evente e spektakel, qëndra termale, sociale, kulture etj.

Green Pass ka vlefshmëri 12 muaj e kush nuk e zotëron duhet të prezantojë një tampon molekular o të shpejtë të kryer brenda 48 orëve.

Italia ka reduktuar dhe çmimin e tamponeve për pupollsinë. Nën moshën 18 vjeç kushton 8 euro ndërsa mbi 18 vjeç është 15 euro.

Regullat e reja të vendosura nga qeveria italiane kanë shakktuar manifestime e protesta nga grupe qytetarësh “No Green Pass” e “No vax” që kërcënojnë bllokimin e lëvizjes së linjave hekurudhore e urbane./ora/