Portalet italiane kane raportuar se mjekët në Itali dyshohet se në vend të vaksinës anti-Covid, kanë marrë të injektuar ujë fiziologjik në trup.
Skandali i publikuar së fundmi, ka tronditur opinionin publik, ku mes të tjerash bëhet me dije se punonjësit shëndetësorë në spitalin e Roveretos, janë vaksinuar me ujë fiziologjik.
Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik.
Për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësorë do të duhet të bëjnë testin serologjik.
Ndër të tjera, mësohet se personat që janë vaksinuar atë ditë, kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave, për të mësuar të vërtetën.
Ndërkohë mediat janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion.
Sipas “Il Dolomiti”, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.