Itali/ Gjen portofolin me 10 mijë euro dhe ia dorëzon policëve!

1114
0

Nje i ri gjeti një portofol në rrugë me deri në dhjetë mijë euro brenda, midis parave dhe çeqeve dhe pastaj menjëherë ia dorëzoi policisë, e cila ia ktheu pronarit të saj të ligjshëm.

Historia e pazakontë ka ndodhur në Avellino, afër Piazza d’Armi, në Itali.

I riu, 33 vjeç, ishte në këmbë kur u ndesh me një portofol të rrëzuar mbi trotuar.

Duke e hapur atë, 33-vjeçari gjeti rreth dhjetë mijë euro midis çeqeve dhe parave cash, por edhe karta krediti dhe ATM me kodin PIN të burrit dhe dokumente personale.

Në atë moment, djali e mori atë dhe menjëherë ia dorëzoi disa policëve që gjendeshin në ato momente në zonë.

Këta të fundit, menjëherë filluan kërkimet për pronarin e ligjshëm: ai ishte një 71-vjeçar nga Avelino, i befasuar kur pa portofolin e tij të kthyer me gjithë paratë dhe dokumentet e paprekura.

Vetë 71-vjeçari donte ta falënderonte personalisht të riun, duke e lavdëruar atë për mirësjelljen dhe mbi të gjitha për ndershmërinë.

I riu, mori përgëzime edhe nga policët për gjestin, pastaj u kthye në shtëpi.

Një gjest sigurisht i pazakontë, veçanërisht në një epokë të recesionit shumë të fortë ekonomik, por që dëshmon se si ndjenjat e ndershmërisë, mbizotërojnë mbi interesin personal.