Itali/ E moshuara 100-vjeçare rinovon patenten deri në vitin 2024: “Ja cili është sekreti..”

179
0

Candida Uderzo sapo ka mbushur 100 vjeç. Kur ajo u paraqit në autoshkollë për rinovimin e patentës së saj që skadon majin e kaluar, ekzaminuesit i bënë testet e kërkuara: të gjitha kaluan shkëlqyeshëm tregojne mediat italiane, transmeton shqiptari.net.

Ajo ka një djalë, dy nipër e mbesa, pesë stërnipër, jeton në Sarcedo, në zonën e Vicenzës dhe prej 50 vitesh merr pjesë në Marshimin e Colombare në Breganze. Dhe me rastin e garës së fundit, e cila u zhvillua më 5 qershor, ajo u shpërblye me një pllakë përkujtimore që nuk ka munguar as edhe një edicion të marshimit.

Sekreti? “Gjithmonë më ka pëlqyer ecja – tha njëqindvjeçarja për “Giornale di Vicenza” – sporti do të thotë shumë në jetën time, sepse më ka lejuar të jem në gjendje të mirë shëndetësore edhe sot. Aktiviteti fizik është ilaçi që më ka lejuar të mbaj trupin të ri dhe mendjen te re”.