Itali/ Dekreti “Ulja e Çmimeve” Si Italia po planifikon të “luftojë” rritjene cmimeve

271
0

“Lëvizje të shpejta për të frenuar garën e faturave dhe karburantit të shtrenjtuar që po reflektohet te pompat e furnizimit”. Ky është urdhëri i kryeministrit italian Mario Draghi në mbledhjen me ministrin e Ekonomisë dhe të Tranzicionit Ekologjik, sëbashku me shefat e kabinetit, për atë që është emërtuar si dekreti “Ulja e Çmimeve”. Paketa e masave që qeveria synon të aplikojë për të përballuar rritjen e çmimeve sa më shpejt.

Sa i përket uljes së çmimit të naftës e benzinës, paketa e masave parashikon një ndërhyrje në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke ‘kthyer’ pas të ardhurat ekstra që janë krijuar si rrjedhojë e faktit se shtrenjtimi i karburantit ka rritur automatikisht edhe të ardhurat e TVSH-së në buxhet. Hipoteza është ajo e një ulje direkte të çmimit me 15 cent për litër në pikët e furnizimit të karburant, si për benzinën, ashtu edhe për naftën. Në këtë mënyrë, Italia po ndjek shembullin e Francës dhe Gjermanisë.

Rritja e çmimit të karburanteve, ka sjellë në mënyrë proporcionale edhe një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, përmes Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar që aplikohet mbi to. E në këto raste, kjo ka prodhuar një disbalancim për faktin se qytetarët po paguajnë më shumë ndërsa qeveritë po arkëtojnë më shumë. Ndaj edhe shumë vende kanë aplikuar ndërhyrje të përkohshme në këtë regjimin fiskal të karburanteve, me qëllim ‘korrigjimin’ dhe ndarjen e barabartë mes qytetarëve dhe shtetit, të barrës së krijuar nga shtrenjtimi i karburanteve./scan/