Itali/ Çifti shqiptar në gjendje të rëndë, u përplasën me dy makina te tjera

98
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Marola të Italisë. Një çift bashkëshortësh shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë përplasur me dy makina të tjera.

Ata udhëtonin me një mjet tip “Audi”. Si pasojë e përplasjes, makina është shkatërruar pothuajse përpara.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, çifti shqiptar po udhëtonte drejt qytetit dhe me shumë mundësi kanë qenë me shpejtësi të lartë.

Fillimisht ata kanë goditur një makinë të bardhë me dy të rinj brenda, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Më pas, makina është përplasur me një tjetër mjet të një banori të zonës, i cili po ashtu ka marrë vetëm dëmtime të lehta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan policia, zjarrfikësit dhe urgjenca. Këta të fundit bënë të mundur dërgimin e çiftit shqiptar në spital. Policia ka nisur hetimet për këtë aksident të rëndë.