Itali/ Cfare ndodhi ne 24 oret e fundit me shifrat e Covid-19

457
0

Italia ka shenuar më shumë se 20 mijë raste ditën e sotme, një ulje nga dita e djeshme kur ishin 23 mijë, por me një numër testimesh shumë më të vogël, rreth 80 mijë më pak.

Në ulje gjithsesi edhe personat qe kane humbur jeten, 300, ndërkohë që dje ishin 401, duke çuar bilancin praktikisht në 105 mijë viktima nga fillimi i pandemisë. Por shtrimet në spital kanë patur një rritje të dukshme, 423 më shumë në një ditë, ashtu si edhe shtrimet në terapi intensive.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, me 4003 raste, më pas vijnë Emilja-Romanja, Kampania dhe Lacio.