Itali/ Breshër me madhesi rekord thyen xhamat dhe shkatërron makinat

136
0

Mot i paparashikueshëm në Europë! Temperaturat e larta kanë pushtuar gjithë botën, ndërsa në Itali po ndodh një fenomen i çuditshëm. Pas vapës përvëluese, shirat kanë përmbytur gjithë Veriun e këtij shteti.

Mediet përtej Adriatikut kanë raportuar situatën, duke treguar breshërin e rënë mbrëmjen e djeshme. Një tjetër natë me mot ekstrem ka përshkruar Lombardinë, midis provincave të Bergamos dhe Brescias.

Siç shihet edhe në fotot e raportuara nga “meteoweb.eu”, breshëri është në madhësinë e një topi tenisi. Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, kryesisht në automjetet që kanë qenë të parkuara anësh rrugëve, duke i thyer xhamat dhe shtrembëruar pjesën e llamarinave.

Edhe në vendin tonë, pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, teksa prej ditës së nesërme, vlera maksimale do të jetë 31 gradë celcius.