Itali/ Bashkëshort i ministres italiane, shqiptari fiton garën në Itali për t’u bërë polic

1410
0

Tridhjetë vjet pasi mbërriti në Itali, sipermarresi shqiptar Ergys Haxhiu bëhet ‘vigile urbano’. 37-vjeçari është bashkëshorti i ministres për Politikat Rinore në Itali, Fabiana Dadone.

Ai mori pjesë në konkursin e organizuar për t’u bërë pjesë e policisë. Duke nisur që nga mesi i prillit, Ergys Haxhiu do të shërbejë në Dogliani.

“Për ne është një lehtësim, për një vit e gjysmë polici i vetëm në vend duhej të menaxhonte urgjencën Covid praktikisht vetëm”, shpjegoi kryebashkiaku, Ugo Arnulfo.

Haxhiu zgjodhi Doglianin sepse është afër zonës ku jeton bashkë me familjen e tij. Sipas mediave italiane, për të nuk do të ketë asnjë favorizim pse është bashkëshorti i ministres. 37-vjeçari do t’u nështrohet të gjitha procedurave, si të gjithë garuesit e tjerë.