Itali/ Avionit i këputet rrota sapo ngrihet, bie në tokë me shpejtësi të madhe (Video)

Pamjet e filmuara rastësisht nga një banor në Pulia, tregojnë momentin kur një Boeing 747 Dreamlifter, në pronësi të kompanisë Boeing, humb një nga rrotat kryesore gjatë nisjes.

Siç raportojnë mediat e huaja, incidenti ndodhi më 11 tetor 2022, rreth orës 9.15 (UTC), kur Boeing 747-400 Dreamlifter po ngrihej nga Aeroporti i Tarantos (TAR). Avioni sapo u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar Charleston në SHBA, dhe pavarësisht incidentit, ka vazhduar fluturimin.

Pamjet tregojnë një tym të dendur që del nga pjesa kryesore e rrotave, vetëm disa sekonda pasi avioni u ngrit në ajër. Rrota shkëputet dhe bie në tokë me shpejtësi të madhe. Ajo u gjet më vonë jashtë kufijve të aeroportit, në një vresht aty pranë.

Për fat të mirë, avioni u ul në aeroportin Charleston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në orën 14:28 (UTC) pa asnjë incident të raportuar.  Sipas Flightradar24.com, Boeing Dreamlifter, i regjistruar N718BA, po kryente fluturimin 5Y-4231, i operuar nga kompania Atlas Air.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.