Itali/ A do te kete kufizimet e reja dhe do te behet me detyrim vaksinimi? Ja cfare thote ministri Speranza

187
0

“Ose fushata e vaksinimit forcohet më tej, ose dikush detyrohet të imagjinojë se në një moment do të jetë e nevojshme të përdoren masa nga e kaluara”. Ky është mesazhi i Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza në ditën e Shëndetit të G20. Në hipotezën e vaksinimit të detyrueshëm, ministri thekson se “nëse mbrojtja e së drejtës për shëndetin dhe nevoja për të shmangur privimin e ri të lirisë duhet të na çojë në këtë zgjidhje, ne me siguri nuk do të kemi frikë”.

“Detyrimi – përsërit ai për Corriere della Sera – nuk është një zgjedhje tashmë e përcaktuar dhe e sigurt, por një instrument që ne kemi dhe, nëse është e nevojshme, do të zbatohet pa frikë. Qeveria do të marrë parasysh situatën epidemiologjike dhe shtrimet në spital, me vëmendje e veçantë ndaj kujdesit intensiv dhe numrit të humbjeve te jeteve, gjëja më dramatike “.

“Vendet më të pasura dhe më të forta – kujton ministri – marrin përsipër të ndërtojnë një fushatë vaksinimi të shtrirë në të gjitha kombet. Askush nuk e shpëton veten vetëm dhe vaksina është arma që kemi”./shqiptari.net/