Itali/ 4 dite punë në javë me zgjedhje nga janari, grupi i njohur italian njofton punonjësit e saj

758
0

Banka italiane Intesa Sanpaolo njoftoi sot se planifikon t’u ofrojë punonjësve të saj mundësinë e një jave pune katërditore, pa ndryshim rroge, duke u bërë grupi i parë i madh në Itali që prezanton këtë model punësimi.

Grupi bankar thekson në një deklaratë për shtyp se i përgjigjet “nevojës për të pasur një balancë” mes jetës profesionale dhe private dhe beson se modeli i ri i punës do ta bëjë atë “më dinamike”.

Nga janari, punonjësit e bankës që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të punojnë 9 orë në ditë (në vend të 7.5 orësh sot) në këmbim të një dite pushimi gjatë javës.

Me miratimin e këtij modeli, koha e punës reduktohet në 36 orë në javë, në vend të 37.5 që është sot.

Në të njëjtën kohë, banka italiane u ofron punonjësve të saj mundësinë e largimit deri në 120 ditë në vit, gjë që do t’i lejojë asaj të ulë kostot e energjisë.

Megjithatë, pas pesë muaj negociatash, menaxhmenti i grupit bankar nuk ka arritur të bindë sindikatat për avantazhet e modelit të ri të punës.

Veçanërisht për punën në distancë, sindikatat kërkojnë kompensim mujor për kostot e energjisë dhe lidhjen me internetin.

Grupi bankar Intesa Sanpaolo punëson 74,000 punonjës në Itali dhe një total prej 96,000 në mbarë botën.