Itali/ 1-vjeçarja shqiptare në luftë me jetën, ra nga kati i tretë i shtëpisë

670
0

Një vajzë shqiptare vetëm 1-vjeçe po lufton mes jetës dhe vdekjes, pasi ra nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të kësaj të marte në Modena të Italisë. Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, ajo ndodhej në shtëpi me të, kur në rrethana ende të paqarta 1-vjeçarja iu afrua dritares së dhomës së gjumit. Një dritare me e mbrojtur me kangjella të vegjël nga të cilat vogëlushja arriti të përkulej duke rënë poshtë.

Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, 1-vjeçarja ra në oborrin e ndërtesës, nga rreth 6 metra lartësi. Ndihmën e parë ia dha nëna e saj e cila vrapoi drejt katit të parë. E mori të bijën në krahë dhe kërkoi ndihmë tek veterinaria që ndodhe ngjitur me banesën. Menjëherë në vendngjarje shkoi ambulanca, e pasuar nga policia. Pasi u intubua, e vogla u dërgua me urgjencë në spitalin e Modena-s, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Përveçse morën në pyetje të ëmën, autoritetet policore dëgjuan edhe dëshminë e ndihmës së shpejtë. Për momentin nëna e re nuk rezulton të jetë nën hetim. Lajmi për ngjarjen u përhap me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes shkuan miq e kolegë të prindërve. Sa i takon babait, ai mësohet se punon në një kompani ndërtimi në Parma dhe ndodhej në punë në momentin e ngjarjes