Ishte me pushime në Vlorë, nuk ndihej mirë dhe kthehet ne shtepi, këngëtari infektohet nga COVID

917
0

Lajmin e ka bërë pubik vetë këngëtari duke treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Art Abazi përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se prej ditës së djelë kishte shfaqur simptoma.

Ditën e sotme Abazi mori përgjigjen se kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e djelë jam shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHPK se unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

“E rëndësishme është që sot jam shumë mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për të mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”, shkruan këngëtari.

Abazi dhe parnerja e tij ishin këto ditë duke kaluar pushimet në bregdetin e jugut.