Ishte kthyer në makth për shoferët në Tiranë, kapet 62 vjecari, ja fiksimi i cuditshëm që kishte

703
0

Ishte kthyer në makth për shoferët, kapet shkatërruesi i fshirësve të xhamave të makinave në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetas, për një person që iu kishte dëmtuar fshirëset e xhamave të automjeteve, pasi kanë identifikuar autorin e dyshuar, e kanë shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

‘Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”‘, informon policia.