“Ishte e mbushur me thonj” I sollën dhuratë për shtëpinë e re, qytetarja shtanget nga ajo që gjen brenda

Mëngjesin e kësaj të mërkure në “Aldo Morning Show” në Tv Klan telefonuesit shprehën mendimin e tyre nëse duhet të lejonin fëmijët që të merrnin dhurata nga të tjerët. Nuria një telefonuese nga Tirana ishte kundër këtij veprimi, duke marrë shkas nga një histori e mëparshme personale.

Ajo tregon se një mike e saj i dha një dhuratë për shtëpinë e re, por ajo që ndodhej brenda kutisë së dhuratës e ka habitur dhe shokuar Nurien. Pasi brenda saj përveç dhuratave kishte dhe thonj.

Nuria: Fëmijët duhet të edukohen që në rrugë të mos marrin asgjë.

Aldo: Po pse kështu? Jo në rrugë, po për shembull ia jep një moshatarja jote.

Nuria: Jo, jo! Asnjë njeri nuk duhet t’i japin asnjë gjë fëmijës tim. Unë kam një gjest shumë të keq që më ka ardhur në shtëpi. Kur kam marrë shtëpi të re, më erdhi një peshqesh nga një person i njohur, që kishim hyrje-dalje familjare dhe më solli një peshqesh në shtëpi dhe unë nuk e hapa për një farë kohe.

Aldo: Pse?

Nuria: Nuk e hapa, e harrova, nuk kisha nevojë. Dhe kur u hap ai peshqesh ishte i mbushur me thonj.

Aldo: Çfarë thua, të kanë bërë magji?

Nuria: Unë nuk e di se çfarë ishte. Ishte thjesht e mbushur plot me thonj. Në çdo vend që ishte ai peshqesh, se ishte me shumë gjëra, ai ishte i gjithi me thonj dhe jam skandalizuar. Dhe që atëherë mua kur më vjen peshqesh në shtëpi, qoftë për ditëlindje, qoftë për vdekje, unë nuk e lë pa hapur në sy të atij që ma ka sjellë. Prandaj kjo është shumë e rrezikshme.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.