Skip to content

“Ishte amaneti i nënës” Vëllai i Parashqevi Simakut flet për herë të parë me motrën pas shumë vitesh: Fola me kamera. Ndihem sikur kam rilindur

    Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

    Pjesë nga intervista:

    Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

    Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

    Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

    Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

    Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

    Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

    Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

    Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?

    Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

    Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

    Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

    Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?

    Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

    Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?

    Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

    Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?

    Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj.