Skip to content

“Isha në lidhje me një prej tyre”/ U përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, 26-vjeçarja: Më detyruan të…

    26-vjeçarja, e cila u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

    Ajo ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News24” se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.

    Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

    “Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

    E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

    Rrëfimi i plotë i 26-vjeçares:

    Vajza: Nesër do shkoj persëri në polici

    Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndryshuarr deshmi?

    Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

    Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë deshmi apo dy herë?

    Vajza: Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta deshmi, që atyre personave nuk ju falë.

    Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

    Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

    Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh deshmin?

    Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj deshmën, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq deshmin, të tërheq denoncimin.

    Vajza: Nesër do shkoj persëri në polici

    Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndryer deshmëni?

    Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

    Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë deshmë apo dy herë?

    Vajza: Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta deshmë, që atyre personave nuk ju falë.

    Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

    Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

    Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh deshmën?

    Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj deshmën, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq deshmën, të tërheq denoncimin.

    Gazetarja: Po pse, ajo është një e vërtetë që ka ndodhur, pse?

    Vajza: Nuk kam qenë në gjendje të kthej përgjigje.

    Gazetarja: Atëherë ti ke kërkuar të shkosh vetë nesër?

    Vajza: Do shkoj ta verifikoj vetë, edhe më kanë folur për të shkuar atje.

    Gazetarja: Këta persona që ti ke dhënë janë 3 apo 4?

    Vajza: Këta janë 2 persona, unë 2 personave ju kam dhënë emrat!

    Vajza: O…. dhe A…Ne spital ka ardhur mamaja e A… për të bërë kërcënim

    Gazetarja: Do të thotë se 2 prej tyre përjashtohen sepse janë dhënë 4 emra!

    Vajza: Po, po, O… dhe A….

    Gazetarja: Me cilin prej tyre kishe një lidhje intime?

    Vajza: Është e vërtetë, me O… dhe ky emër është dhënë në çdo pyetje edhe në polici.

    Gazetarja: Ti e dije që O… është i martuar dhe ka një fëmijë?

    Vajza: Nuk e dija, s’më ka thënë.

    Gazetarja: Po atë natë që ndodhi ngjarja, ti ke shkuar për të konsumuar thjesht një pijë ose ndonjë darkë me të?

    Vajza: Po, thjesht kaq!

    Gazetarja: Ti nuk e dije që do vinin edhe persona të tjerë apo më vonë?

    Vajza: Jo, jo…

    Gazetarja: Ju shkuat për të pirë një kafe, ka qenë ora sa e darkes?

    Vajza: Ka qenë ora 9 e 30 e darkes.

    Gazetarja: Ishe në dijeni që ky thirri shokët?

    Vajza: Jo unë nuk kam qenë në dijeni, ai ndoshta ka qenë

    Gazetarja: Sa kohë kishe që frekuentoheshe me?

    Vajza: 2 vjet…

    Gazetarja: Nuk kishit pyetur ndonjëherë se a ishte i martuar, i fejuar apo me fëmijë?

    Vajza: E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!

    Gazetarja: Ti çfarë ke thënë, ke thënë që keni pirë lënde narkotike së bashku? E ke pirë me dëshirë lëndën narkotike apo je detyruar?

    Vajza: Jo me detyrim çdo gjë…

    Gazetarja: Po nderkohe që ata të detyruan të pije lëndën narkotike, nuk kishe mundësi që të kërkoje ndihmë?

    Vajza: As në një vend, jo… Alkoli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokal…Më pas nuk mbaj më mend, se çfarë ka hedhur në pijë.

    Gazetarja: Po për abuzimin, mban mend kane keta të dy apo edhe persona të tjere?

    Vajza: Kane qenë O…. A….. dhe G…. mbaj mend që janë qenë keta persona tek lokali, më pas nuk mbaj më mend asgjë!

    Gazetarja: Do të thotë ti nuk je në dijeni dhe nuk mban mend nëse je abuzuar seksualisht apo jo?

    Vajza: Jo nuk e mbaj mend më pas e kam….

    Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar, ku je gjendur ti?

    Vajza: Nuk e mbaj mend

    Gazetarja: Mban mend që të kanë çuar në ndonjë hotel?

    Vajza:Jo, jo, jo…

    Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

    Vajza: Jo, jo, nuk e mbaj mend…Më pas e kam ashtu…

    Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar ku je gjendur vet ti?

    Vajza: Nuk e mbaj mend emrin e vendit se ku!

    Gazetarja: Mban mend që ke shkuar në hotel, te kujtohet ndonjë episod?

    Vajza: Jo , jo ,jo ,jo …

    Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

    Vajza; Nuk e flas dot!

    Gazetarja: Mund të me thuash po ose jo, ka ndodhur abuzim seksual me ty?

    Vajza: Më pas e kam marr vesh pasi kam dalë nga narkoza!

    Gazetarja: Po si e more vesh, flas me mjekun u be ndonje ekspertize?

    Vajza: Po, po, po…bënë doktorat të gjitha dhe më thanë këtu… këtu…

    Gazetarja: Po ti vet brenda vetes tende e beson që je abuzuar?

    Vajza: Ëëëëë… nuk e di!

    Gazetarja: Ti nesër çfarë do dëshmosh në polici?

    Vajza: Ate çfarë kam dëshmuar që në fillim ate do mbaj deri në fund!

    Gazetarja: Po cilën? Ate q eke thene se je abuzuar?

    Vajza: Po, për personat…

    Gazetarja: Nga deshmia që ti ke dhënë thuhet se je abuzuar seksualisht, nderkohe që je shume e pabindur nese eshte e vertete apo jo qe kane abuzuar me ty?

    Vajza: Po eshte e vertete edhe kjo!

    Gazetarja: Qe kane abuzuar?

    Vajza:Po eshte e vertete edhe kjo gje…