Exclusive Content:

‘Ish-shoku i shkollës mashtrues ishte, mashtrues mbeti!’ Tabaku i përgjigjet ashpër Veliajt

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Bashkisë Tiranë se ajo i ka dhënë leje ndërtimi vetes gjatë kohës që mbante postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Në deklaratën e saj Tabaku sqaron se ajo pronë nuk është e gjyshërve të saj, dhe se ajo dhe babai i saj nuk janë pronarë.

Deklarata e plotë

Skandali Bego dhe aferat me qarqet kriminale dhe te drogës e kanë zënë ngushte Veliajn që ka humbur qartësinë dhe në propagandën e tij mashtruese. Nuk dua as une të tërheq vëmendjen nga keto afera por thjesht shkurt po shkruaj disa fakte:

– Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë.

– Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë.

– Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie.

Së katërti, gjatë gjithë jetës sime si politikane kam deklaruar ekzaktësisht pa u akuzuar nga askush për pasurinë time që nga viti 2009 e deri më sot. Dasma ime nuk ka qenë dhuratë e time mëje e paguar me kursimet e saj për tu kremtuar me madhështi në kalanë e Gjirokastrës. Shtëpia ime nuk kushton miliona si ajo e Kodrës së Diellit ku jeton Veliaj, as nuk është ndërtuar me paratë që nuk dihet mirë ku janë mbledhur.

Gjatë gjithë jetës sime  politike nuk jam përmendur kurrë për fonde të vjedhura OJQ-sh, tendera të majmë shtetërorë apo emaile të gënjeshtërta të dërguara në adresat e komunitetit ndërkombëtar siç ishte  rasti Griseldës së Kavajës dhe mikut të Erjon Veliajt, ish-kolegut kryebashkiak Elvis Ervin Roshi.

E ndjeva të nevojshme dhe detyrë karshi qytetarëve të Tiranës për t’u distancuar nga akuzat e ulëta të lëshuara nga një kryetar që premtoi 0 kulla por do të mbahet mend gjatë si njeriu që prishi çdo godinë historike në qytet dhe që rrezikoi bashkë me padronin e tij vetë ndërtesën e Teatrit Kombëtar me synimin më të ulët të mundshëm: ngritjen deri në qiell të kullave të korrupsionit.

Mashtruesve të tillë që jetojnë duke shpifur për të mbijetuar politikisht do t’i përgjigjem me një padi për shpifje. Paratë që do të kërkoj në gjyqin për shpifje do t’ia kalojë në llogari familjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj që është viktima e qeverisjes së Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.

Fatkeqesi për një ish shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!

Latest

Newsletter

spot_img

Don't miss

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi...

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja...

Dalin detaje nga vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, policia dyshon se i fejuari i saj..

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 26 shkurt 2025, Dollari amerikan blihet...
spot_imgspot_img

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

S*ks, drogë dhe “party” me alkool. Të miturit në Tiranë shfrytëzojnë banesat ditore, gazetarja shokon me deklaratën: Mbas shkollës mbledhin lekët dhe shkojnë të..

Gjate programit Wake Up ne Top Channel, gazetarja e njohur, Juli Ristani ka folur rreth shthurjes se adoleshenteve ne Tirane. Ndiqni videon më poshtë..

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.