Skip to content

Ish-Presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

    Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është diagnostifikuar me kancer në prostatë.

    Lajmi konfirmohet nga zyra e Biden, përmes një deklarate për media. Në të sqarohet se ai kreu një vizitë mjekësore për prostatën për shkak se pësoi disa simptoma që lidhen me urinimin. Ditën e premte ai është diagnostifikuar me kancer të prostatës, të gradës më të agresive të kësaj sëmundjeje.

    “Javën e kaluar, Joe Biden u vizitua për një zbulim të një nyje të re në prostatë, pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit. Të premten ai u diagnostifikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga Gleason 9 (grupi i Gradës 5), me metastazë në kockë. Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim më efektiv. Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, njofton zyra e ish-Presidentit.