Ish ministri socialist: Erion Veliaj është çnjerëzor. Po lë me pasoja psikologjike fëmijët

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, komenton situatën në Partinë Socialiste, ministrat e rinj, Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Duke u ndalur te ky i fundit, Malaj është treguar i ashpër teksa e ka cilësuar si “arrogant” dhe “çnjerëzor”, bazuar në disa prej politikave të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në një intervistë në Report TV përballë gazetarit Ilir Babaramo, Malaj veçoi numrin e madh të gjobave që vendosin bashkiakët, projektin te “Astiri” për shembjen e dhjetra banesave dhe sekuestrimet e mallrave të shitësve ambulantë.

Pjesë nga deklarata e Malajt për Veliajn:

Është arrogant. E shoh te numri i gjobave, te sjellja çnerëzore e Policisë Bashkiake që i merr ato perimet fshatarëve që i kanë mbjellë me mund. Te Astiri, ku është parë kjo që në mes të dimrit ti ndërmerr këtë që i nxjerr në rrugë? Këto janë pasoja psikologjike që ti lë te prindërit dhe trashëgohen te fëmijët.

Është bërë një debat i madh. Çfarë qëndrimi do të mbajnë për ndërtesat informale në Shqipëri. Varianti i parë ishte prishje shtëpish dhe urbanizimi i infrastukturës. Kosto ishte shumë e madhe, e dyta që ishte shqetësuese, filluan ata të vegjlit në administratë që bëjnë korrupsion, filluan të kërkojnë lekë “ne do ta kalojmë” e kështu. Ndaj ne morëm atë vendimin. Në këtë aspekt është çnjerëzore, që të rrish në zyrë dhe të shikosh që qoftë edhe 100 banorë protestojnë natë e ditë. Kur je çnjerëzor je dhe i korruptuar.

- Advertisement -

Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në...

Rudina Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit,...

A do te rikthehet Jozefina Topalli? Ja lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë diten e mërkurë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.