Një deklaratë në TV, Ish kryeministri italian Mateo Renzi ka shokuar kur tha se popullit i duhet thënë e vërteta e madhe për koronavirusin dhe çfarë e pret popullin në vazhdim.
“Po të ishte puna për të pritur dy apo tre muaj për t’iu rikthyer normalitetit, në rregull. Por nuk është kështu. Me kete do të duhet të bashkëjetojmë disa vjet, por këtë gjë nuk e thotë askush. Italianëve u duhet thënë e vërteta dhe vendi duhet hapur gradualisht”.
Kjo ishte deklarata e ish kryeministrit italian, Mateo Renzi gjatë një interviste televizive për rrjetin La7.
“Ne po kalojmë një situatë katastrofike me 12 mijë jete te humbura. Secili prej nesh ka një mik apo një pjesëtar të familjes apo një person të njohur që është ndarë prej nesh në këtë tragjedi të tmerrshme. Ne kemi një problem të madh që duhet sqaruar: ku gabuam? Nevojitet ngritja e një komisioni hetimor dhe nevojitet një gjykim politik, por jo tani, sepse tani po përballemi me një situatë emergjence”, tha ish kreu i qeverisë italiane.
Prej shumë ditësh, ish kryeministri italian Mateo Renzi ka bërë thirrje për një hapje graduale të vendit.
Ndërkohë, Italia është vendi më i goditur në Evropë me mbi 115 mijë të prekur dhe afro 12 mijë jete te humbura duke vënë në vështirësi serioze sistemin shëndetësor italian.