Ish-deputeti Sula komenton rastin e Skënderbeut: Jam i paster si kristal (VIDEO)

1017
0

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, një nga ish-donatorët e klubit të futbollit Shkumbini i përmendur në raportin e UEFA-s për trukime ndeshjesh me ekipin e Skënderbeut ishte i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Dashnor Sula u shpreh se pavarësisht përmendjes në raport është i qetë dhe i pastër. Ai tha se nuk ka asnjë marrëdhënie me drejtuesit e Skënderbeut dhe se ne jetën e tij nuk ka vendosur asnjëherë loto. Dashnor Sula tha gjithashtu se nuk ka pirë asnjëherë kafe me Presidentin e ekipit të Skënderbeut, ndërsa nuk i përket as ‘klanit Bode’ në PD, pasi asokohe është cilësuar si pjesë e grupit të ‘Topit’ në PD.

“Nuk është diçka e këndshme të dëgjosh gjëra të tilla në bazë të arritjeve të futbollit shqiptar, është shumë e rëndë dhe për imazhin dhe klubet shqiptare që do të marrin pjesë më vonë në Europë. Por ama ai ka thënë fuqishëm se duhet të ketë një operacion, sepse kjo situatë meriton dhe burgosje se është vepër penale.

Të zbardhet e vërteta, nuk kam lidhje me trukimet, madje në dy ndeshjet që flitet nuk kam qenë fare. Nuk kam asnjë marrëdhënie me Presidentin e Klubit të Skënderbeut. Unë jam i qetë, i pastër si kristal dhe nuk kam vendosur kurrë një loto.

Reagim im është i qetë i kthjellët, kristal, kam qenë njeriu që nuk kam toleruar kurrë, raporti për të qenë korrekt thuhet që ka trukuar Skënderbeu pa dijeninë e klubeve të tjera, në të dyja këto ndeshje nuk kam qenë asnjëherë. Për të trukuar një ndeshje duhet të kesh elementë përbërës lidhës, pa dashur trajneri, presidenti, lojtarët nuk bëhet.