Ish-bashkëshorti i Rudinës flet për martesat e dështuara, ja cfare shkruan ai..

3525
0

Kohet e fundit ndarja mes Rudina Dembacajt dhe ish bashkeshortit te saj Aleks, është shndërruar në kryefjalën e mediave online.

Rudina dhe Aleksi i dhanë fund martesës 3-vjeçare, por mesa ata duket kanë mbetur miq të mirë.

Ndërkohë Rudina ka konfirmuar historinë e bukur të dashurisë me Mark Frrokun, ku tashmë çifti po i jeton ditët mes biznesit dhe fëmijëve që kanë.

Nga ana tjetër Aleksandri po shijon jetë si beqar, por kur vjen puna tek dasmat, ka diçka për të thënë.

Nëpërmjet memeve në rrjetet sociale, ai ka folur për martesat e dështuara, ndonëse për ta shprehur këtë ka gjetur një batutë.

“Isha shoqërues i dhëndrit në dasmën e dytë të shokut tim. E nisa fjalimin me ‘Mirëse u rikthyet të gjithë’, ai nuk është se u gëzua shumë #Dasmdështoi”, ka shkruar ai në Instagram. Mesa duket tani që ai ka statusin e beqarit, dasmat e bëjnë për të qeshur.