Momente tmerri ka përjetuar një 27-vjeçare shqiptare në Greqi pasi ish-bashkëshorti i saj 32-vjeçar, postonte video intime të saj në internet dhe e rrihte në sy të fëmijës së tyre të vogël.
27-vjeçarja ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj 32-vjeçar dhe e ka akuzuar për dhunë në sy të fëmijës së mitur.
“Në fillim të muajit korrik më është afruar teksa isha me fëmijën tonë të mitur jashtë shtëpisë dhe më goditi me grusht në fytyrë”.
Ndërsa në një moment tjetër raportohet se ka thënë:
“Kam frikë për jetën time dhe të djalit tim të mitur. Ai më ka kërcënuar në të kaluarën. Ai ka armë dhe është përdorues droge dhe alkooli”.
Sipas burimeve policore, 32-vjeçari ka postuar video erotike në TikTok me 27-vjeçaren pa pëlqimin e saj.
Ai i ka dërguar këto video edhe në celularin e 27-vjeçares, duke e kërcënuar se do t’i publikojë. Të njëjtën video ia ka dërguar nënës së 27-vjeçares, avokatit dhe sekretares së tij.
Edhe pse shqiptarja refuzoi të transferohej në një institucion mbrojtës, ajo pranoi urdhrin e mbrojtjes dhe ekzaminim mjeko-ligjor.