Ish bashkëshorti e leu me benzinë dhe i vuri flakën, dalin detaje nga krimi i rëndë: Nëna e dy fëmijëve po kthehej nga puna, i zuri pritë

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë ku një 31-vjeçare është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj, i cili i ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se Melisa ishte duke u kthyer nga puna dhe po futej në banesën e së ëmës, aty ku jetonte bashkë me dy fëmijët pas ndarjes, dhe në rrugicë ish-bashkëshorti, Bledar Trëndafili i ka dalë para.

Me shpejtësi ai i ka hedhur mbi trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas aktit të rëndë ai është larguar, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

31-vjeçarja u transportua fillimisht në spitalin e Korçës, por për shkak të gjendjes së saj, u nis drejt spitalit të Tiranës. Çifti ishin në proces divorci, dhe duket se ish-bashkëshorti i saj 45-vjeçar nuk e pranonte.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.