Ironia e mediave austriake: Në Austri rrëzohet qeveria, në Shqipëri një video-përgjim të bën President

591
0

Qeveria austriake ka rënë pas publikimit të një video-skandali, ku shihet zv.kancelari austriak Heinz-Christian Strache që i premtonte mbesës së një oligarku rus tenderë dhe favore nëse ajo do të blinte një gazetë austriake për t’i dhënë mbështetje në zgjedhje.

Media austriake “Klaine Zeitung” me nota të larta ironike e ka krahasuar këtë përgjim me përgjimin e 2011 të ish-zv.kryeministrit  Ilir Meta.

Media austriake, shkruan se nëse në Austri një përgjim i tillë rrëzon qeverinë, në Shqipëri të bën President.

“Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës politike, por mund të të ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon shembulli i Ilir Metës në Shqipëri.

Një kamera kapi zv.kryeministrin në bisedime për marrëveshje korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media, por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri, gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe bëhesh President” –shkruan gazeta austriake./ I.M-Dritare.net