Irma “në moshën e pensionit”, ja sa vjeçe mbushi dje këngëtarja e njohur (dhe mesazhi i saj)

257
0

Irma Libohova kishte dje ditëlindjen.

“Asgjë e re nga fronti. Mirë, qetë, bukur, rrumbullak”, shkruan Irma Libohova në postimin e saj të fundit në Instagram, me rastin e ditëlindjes së saj.

A jeni kuriozë të dini sa vjeç mbushi këngëtarja e mirënjohur e muzikës sonë të lehtë?

Ndonëse nuk e tregon aspak moshën që ka, Irma Libohova sot feston 65-vjetorin e saj të lindjes. Irma Libohova, jeton tek publiku me këngët e saj ndër vite dhe vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e suksesshme.

Me zërin e vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, Libohova, ka thënë se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo ka treguar më herët se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj.

Në këtë ditë speciale, këngëtarja e famshme ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar edhe në rrjetet sociale.