Irma Libohova feston ditëlindjen jubilare, e pabesueshme sa vjeç mbush

1298
0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, hitet e të cilës dëgjohen prej vitesh, Irma Libohova feston sot ditëlindjen. Duke qenë se Irma është shfaqur gjithnjë e mbajtur dhe në super formë, është e pabesueshme sa vjeç mbush.

Moshën e ka zbuluar vetë këngëtarja me postimin më të fundit ku tregon se ka lindur më 14 Prill të vitit 1959 dhe mbush plot 60 pranvera.

Në këtë ditë të veçantë për Irmën nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë e saj, personazhe të njohur të ekranit.