Intervista/ Mihal Kokëdhimen shfaqet i përlotur dhe i derrmuar: Shkatërrova veten time..

1102
0

Historia e Mihal Kokëdhimës një vit më parë trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, pati një incident me një grup turistësh spanjollë.

Mihal Kokëdhima është shfaqur për herë të parë pas daljes nga bu rgu. I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, Kokëdhima ka rrëfyer të gjithë ngjarjen sipas versionit të tij.

Ajo që vihet re është se Kokëdhima duket i penduar për gjithçka ka ndodhur, por thekson se ai është vik tima dhe se ka rrezikuar jetën e tij.

Mihal Kokëdhima dha gjithashtu edhe versionin e tij rreth kësaj ngjarje të bujshme, ku u shpreh se ai është viktima dhe se ai ka rrezikuar jetën e tij.

Kur gazetari e pyeti se pse reagoi ashtu, Kokëdhima u shpreh: “Ishte një nga ditët ku kishte punë, se stafi ynë nuk ishte i kualifikuar dhe unë punoja me sinqeritet, shumë klientë thoshin drekë si kjo nuk kemi ngrënë askund. Erdhën turistët spanjollë dhe ju thashë hajdeni në kuzhinë dhe shikoni peshkun dhe e zgjodhën vetë. Morën 8 racione. Pasi nisa ta rregulloja, kamerieri më thotë nga larg se nuk duan 8 por 5 racione. Unë kisha nisur t’i përgatisja dhe thashë është problem i tyre nëse do i hanë apo jo”.

“Pas 5 minutash dal dhe shoh që kishin ikur. U bëra kurioz se si ikën kur bënë porosinë. Shkova për t’i pyetur se pse ikën. Shoferi më vendosi duart në gryke dhe s’më la të lëvizja. Turistët u futën brenda në makinë, e më pas shoferi më la. Unë dola para makinës dhe ju thashë se nuk do iknin pa ardhur policia. Mora në telefon policinë dhe teksa isha para makinës ata u nisën. E çfarë të bëja unë, u vendosa para makinës. Eci 200 metra dhe unë i kërkoja që të ndalonte. Ai që ishte në vend të parë më shoferin i bërtiste atij që të ndalonte, por ai thoshte jo do ta çoj deri në Sarandë. Isha shumë keq. Nuk e dija që kishte dalë video. Nuk donin as të bëja denoncim”, vijoi Mihali.