Instituti i Gjeoshkencave: Vendi u godit nga 6 tërmete brenda 12 orësh

378
0

Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave. Lëkundjet nisën nga mengjesi deri në mbrëmje.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol.

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Tërmeti i parë ra në orën 5:22 dhe i fundit në orën 19.30.

Nuk ka raportime për dëme, përveç panikut që mund të kenë shkaktuar lëvizjet në zonat ku janë regjistruar.