“Infermierja na thoshte s’ka gjë”/ Vdekja e 12-vjeçarit, familjarët akuzojnë mjekët: A mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën

Familjarët e 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës kanë ngritur akuza ndaj mjekëve, duke pretenduar se i mituri ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ata deklaroojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, edhe pse sipas tyre, ai duhet të ndiqej në reanimacion.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv. Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.

Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion. U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’.

Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë. Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?! Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200. Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Ndërkohë, policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me dëshmitë e mara nga familjarët por këta të fundit kanë sqaruar gjithashtu se nuk kanë pranuar të kryhet ekspertizë mjekoligjore.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.