Skip to content

Incidenti i parë në Giro d’Italia që nis nga Shqipëria, çiklisti detyrohet të..

    Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, që ka nisur këtë vit nga Shqipëria, ka shënuar edhe incidentin e parë teknik. Çiklisti spanjoll Juan Ayuso, një nga pretendentët për renditjen e përgjithshme, është përballur me probleme në biçikletën e tij teksa gara ka hyrë në ngjitjen e Gracenit.

    Ayuso është detyruar të ndalojë dhe të ndërrojë biçikletën, duke humbur përkohësisht ritmin me grupin. Incidenti ndodhi në një moment të rëndësishëm të etapës së parë, që shtrihet nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash.