Incident ne Protestë/ Kërkoi burg për Berishën e Metën, dhunohet e moshuara (VIDEO)

769
0

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Gjatë kohës kur Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së po mbante fjalën, një zonjë në moshë ka nisur të bërtasë duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën për 21 Janarin.

Nën trysninë e turmës zonja e moshuar u godit nga dy protestuese pavarësisht se ishte ngjitur me kordonin e policisë të cilët nuk reaguan në kohën e duhur. /albeu.com/