Skip to content

Incident i rëndë në Giro d’Italia tek Fresku, rrëzohen 3 çiklistë, qytetarët i ndihmojnë..(Video)

    Danezi Mads Pedersen ishte triumfatori i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe u mbyll në Tiranë.

    Vetëm 2 kilometra nga finishi ndodhi një incident ku tre çiklistë u rrëzuan. Çiklistin spanjoll Landa humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Pas tij u rrëzuan edhe dy të tjerë, por fatmirësisht pa lëndime. Landë u transportua menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore dhe në vijim priten detaje mbi gjendjen e tij.

    Gara do të vazhdojë me dy etapat e radhës, një në Tiranë të shtunën dhe të dielën në Vlorë.