Efektivja Ina Nuka, e cila humbi 3 gishtat gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, i ka bërë një surprizë një vajzë të vogël 4-vjeçare nga Ura Vajgurore.
Policia e Shtetit me anë të një video ka publikuar mesazhin e vogëlushes e cila thotë se ka parë Ina Nukën në televizor dhe është gëzuar shumë që ajo është shëruar dhe kërkon që ta takojë.
“Unë do vij të të takojë te Tirana, suksese në punë, ta kesh mirë dorën dhe të shkuara fare”, ka qenë mesazhi i vogëlushes.
Pas këtij mesazhi dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Ina Nuka ka shkuar tek shtëpia e vajzës dhe i ka bërë një surprizë.
Efektivja në video pyetet nga vogëlushja për dorën dhe thotë se tashmë ajo është shëruar.