Ina Nuka flet pas operacionit të dorës: Gishtin e madh e kam humbur totalisht..

583
0

Ina Nuka është efektivja e repartit special Shqiponjat, në Policinë e Shtetit, të cilës iu këputën gishtat nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit e Astirit në protestën përpara Parlamentit.

E ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës, ajo ka treguar gjendjen e saj dhe transplantin që iu bë në Ankara për të ‘zgjatjen e gishtave’.

Ina është shprehur se ka pasur dëshirë që të ishte në emision për të sqaruar dhe opinioni publik, pasi pas fluturimit për në Ankara zërat se dëmtimi i saj ishte një mashtrim ishin të shumtë.

Ajo tha:

Kam dëmtim në katër gishta të dorës së djathtë. Gishtin e madhë të dorës e kam humbur totalisht por nëpërmjet transplantit e kam rikthyer sërish. Po përpiqem të rifitojë ndjeshmërinë e gishtave, ndërkohë që gishti i madh ende nuk ka ndjeshmëri dhe nuk dihet ende si do të shkojë sepse duhet kohë. Nëpërmjet transplantit më është marrë pjesë nga trupi im dhe më është bërë zgjatja e gishtit”