Imunizimi i adoleshentëve, Italia intensifikon fushatën. Mund të vaksinohen pa prenotim

115
0
epa08939950 A patient receives the Moderna vaccine against COVID 19 at the Corona High School amid the coronavirus pandemic in Corona, Riverside County, East of Los Angeles, California, USA, 15 January 2021. EPA/ETIENNE LAURENT

Personat nga 12-18 vjeç mund të vaksinohen, pa qenë nevoja të caktojnë një orar, në Italinë fqinje. Qendrat e vaksinimit në Romë nisën një sistem “open day” per këtë grupmoshë, duke lejuar adoleshentët thjesht të shfaqen në shoqerinë e prindërve, për t’u vaksinuar.

“Po e bëj për shkollën, por edhe për sportin. Luaj futboll dhe ndoshta vaksina do të jetë e detyrueshme”, thotë Tomaso.

Qeveria italiane i ka kërkuar rajoneve t’i japin prioritet vaksinimit kundër koronavirusit, personave mes 12 dhe 18 vjeç, në një përpjekje për të zgjeruar fushatën para se shkollat dhe aktivitetet sportive të nisin rreth vendit.

Rreth 40% e 4,6 milionë italianëve nën moshën 19-vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 23% janë të vaksinuar plotësisht. Vaksinat e Modernës dhe Pfizer janë të vetmet që janë aprovuar për përdorim tek adoleshentët në Itali.