“Imuniteti i tufës ” dështoi totalisht ne Suedi

545
0

Stockholmi diten e sotme ne mëngjes në oren 9:00 dukej si shkretëtirë. Sot është ditë pushimi plus edhe moti i ftohtë edhe me shi. Nga ana tjetër vala e dytë e pandemisë duket se e ka reduktuar në maksimum lëvizjen e lirë të vendasve. Banorët e Stockholmit ne përgjithësi e kan kuptuar shumë mir qe “përrallat” e Anders Tegnell , epidemiologut te shtetit dolën bllof.

Para disa ditësh Malmö mbylli disa vende ku zakonisht frekuentohen nga shumë njerëz siç jan pishinat , palestrat, muzeumet, galeritë e artit etj.
Politikanët kanë vendosur që edhe Stokholmi të bëj të njëjtën gjë me në fund. Por a jan këto masa të mjaftueshme? Sigurisht që jo. Çfarë kuptimi ka nqs ndalon grumbullimin në 8 përsona edhe nuk mbyll qendrat tregtare apo shkollat?

Në supermarkete në Stockholm në shumë raste nuk ruhet as distancimi 2 metra edhe as numri (8) i personave të rekomanduar nga qeveria. Vetëm para dy ditësh numri i të vdekurve nga covid19 arriti 95 brenda një dite. Kështu që “imuniteti i tufës ” që reklamohet jashtë shtetit dështoi totalisht. Shumica e njerëzve e ka kuptuar këtë. Kjo gjë duket nga shtimi i personave që përdorin maskat në rrugë ose në ambjente të mbyllura.

Akoma dhe kontrolluesit e biletave në trena do përdorin maskat rregullisht për t’ju shmangur infektimit të virusit. Rekomandimet e qeverisë për të mos udhëtuar nqs nuk është e nevojshme duket se zbatohet nga suedezët në përgjithësi, por të huajt nuk i marrin shumë parasysh këto gjëra. Fatkeqësisht përsonat e infektuar po shtohen edhe qeveria është e pavendosur nqs duhet të bëj një lockdown serioz apo jo.

Kurse lajmet sensacionale për vaksiniminne popullatës duket se do vonohen afro një vit sipas qeverisë. Kështu që më mirë të ruajmë veten duke përdorur maskën nqs jemi në kontakt me njerëz të tjerë sesa tu besojmë rregullave të mangëta të qeverisë. Vetëkuptohet që edhe distancimi , sterilizimi apo higjena e çdo personi do të ulë probabilitetin e infektimit.

Arjan Davidhi, Stockholm ,Suedi. 21-11-2020