Ilir Vrenozi i ankohet Sali Berishës: Jo vetem partinë, Luli po na ndan me familjen, ja cfare me tha djali kur po vija ketu..

65
0

Pas Stresit, në “Foltoren” e Sali Berishës në Korçë u shfaq edhe Ilir Vrenozi, i njohur si “korçari më i famshëm në rrjetet sociale”, armik i betuar i qeverisë Rama.

Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.

“Djali im nuk është këtu. Më tha do vij, por nuk erdhi. Luli jo vetëm partinë, por po na ndan edhe familjen”, tha Vrenozi.