Ilir Meta mbush sot 50-VJEÇ, por e kalon ditëlindjen në ‘heshtje’, zbulohet arsyeja madhore që e ndalon Presidentin të festojë

1836
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka sot ditëlindjen. Kreu i shtetit mbush plot 50 vjeç.

Mirëpo, kjo ditë e veçatë për Metën duket se po kalon në heshtje, shkruan Newsbomb.al.

Deri në këto momente askush nuk ka bërë një urim publik për Presidentin. Nga ana tjetër vetë Meta duket se nuk ka ndërmend të organizojë ndonjë festë me rastin e e 50-vjetorit të tij të lindjes.

Newsbomb.al mëson se kreu i shtetit ka darkuar mbrëmë në një restorant peshku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI.

Duket se i vetmi angazhim i presidentit ka qenë vetëm kjo darkë nën shoqërinë e bashkëshortes. Sot çifti presidencial janë përsëri bashkë, por nuk kanë preferuar të organizojnë ndonjë festë ndryshe. Shkak për këtë është bërë mungesa e fëmijëve.

Era, më e vogla e familjes si dhe vajza e madhe me djalin ndodhen jashtë vendit për studime.