Skip to content

Ilir Meta hidhet nga gëzimi, ja si i festoi golat e shqiptarëve ndaj Serbisë (Video)

    Presidenti Ilir Meta ka ndjekur mbrëmjen e sotme super sfidën Zvicër-Serbi, e cila u mbyll më fitoren e shqiptarëve. Kanë qenë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që i kanë dhënë fitoren Zvicrës përballë Serbisë.

    Kjo është festuar dhe nga Presidenti Meta, i cili e ka ndjekur ndeshjen në oborrin e Presidencës së bashku me ish-sportistë të shquar. Siç shihet në video, në momentin e golave, Meta ka shpërthyer në festime, duke shprehur hapur gëzimin.

    Presidenti Ilir Meta duke festuar golat e Xhakës dhe Shaqirit

    Meta feston golin on Vidnews.