Skip to content

Iku të martohej ne Zvicër.. Drama e Osman Mules: si ma pushuan djalin nga puna në RTSH, 40 vite punova aty, nuk e prisja që..

    Osman Mula është regjisor i RTSH dhe kompozitor shumë i njohur shkodran.

    Ai ishte i ftuar bashkë me vajzën tek Rudina Magjistari ku foli për jetën personale, si dhe karrierën.

    Mula u shpreh se të dy fëmijët e tij, edhe vajza edhe djali janë të fejuar.

    Teksa po fliste për djalin e tij, ai tregoi edhe historinë se si e kishin pushuar atë nga puna tek RTSH.

    Djali i regjisorit kishte bërë celebrimin në Zvicër, ndërsa kishte kërkuar më para leje me shkrim, por që nuk mori asnje përgjigje.

    Ai vendosi të ikte në Zvicër, por regjisori kur u kthye në zyrat e RTSH, u prit me një zarf, që ishte dokumenti i shkarkimit të djalit të tij.

    Oman Mula shprehet:

    “Kur shkova në zyrat e RTSH, në korridor më dhanë një zarf. Unë u habita, pasi kisha 40 vite që punoja aty, artist i popullit, megjithatë mendova se ishte ndonjë ftesë mbledhje. Kur e hapa lexova që djali im ishte larguar nga puna për shkak se kishte ikur pa e miratuar ata.”

    Më tej ai e cilësoi këtë gjë si një dramë, teksa i sugjeroi djalit të vazhdojë jetën në Zvicër.