Iku për një jetë më të mirë, por përfundoi rrugëve të Londrës, shqiptarët bëhen bashkë dhe ndihmojnë të riun nga Shkodra

35263
0

Si shumë të rinj shqiptarë edhe një djalë nga Shkodra është larguar nga vendi i tij, me gomane ilegalisht drejt Britanisë për një të ardhme më të mirë.

Po si duket fati nuk i ka buzëqeshur Ermir Fshqarrit, i cili prej 6 muajsh gjendet në Southgate të Londrës. I riu nuk ka arritur të gjejë një punë që të niste jetën e re dhe ka përfunduar në rrugë.

“Shqiptarët në Londër” kanë publikuar foton e personit në fjalë dhe kanë kërkuar nga bashkatdhetarët, nëse ka dikush mundësi që ta ndihmojë. Në komente shihet se shumë shqiptarë janë treguar të gatshëm që t’i ofrojnë ndihmë dhe një punë.