Iku pa paguar nga qendra tregtare në Milano, kapet shqiptarja me çantën me veshje 7 mijë euro

266
0

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar.

Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë.

Policia e shpalli të dyshuarën në arrest me akuzën e vjedhjes, ndërsa 25 vjeçarja nuk figuron të ketë precedentë të mëparshëm penalë./MilanoToday

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.