Iku nga Shqipëria me Lotarine amerikane, 21 vjeç krijoi kompaninë e saj në Boston, ndersa sot..

771
0

Greta Bajrami ka qenë vetëm 10 vjeç kur së bashku me familjen e saj vendosën të largoheshin nga Shqipëria drejt Bostonit. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bajrami shprehet se në moshën 21-vjeçare ajo ka krijuar kompaninë e saj.

Greta Bajrami, Boston: Kam lindur në Vlorë dhe pastaj kam jetuar në Tiranë. Merrem me parafabrikatet e çative dhe me energjinë solare. Këtu kam 24 vjet. Kam ikur me lotarinë amerikane me familjen në vitin 2000. Isha 10 vjeç. U vendosëm këtu në Boston. Në moshën 10-vjeçare nuk ishte e vështirë përballja me Amerikën, për prindërit mendoj se jo. Unë doja të kisha eksperiencat si në filmat amerikanë. Isha një fëmijë që doja të bëhesh avokate, kisha ëndërr që të vija në Shqipëri dhe jo çdo gjë ndodhi siç e kisha plan. 21 vjeç m’u dha mundësia për të punuar në rikonstruksion dhe 21 vjeç krijova kompaninë time. Jam vetëm unë që më lindi kjo ideja dhe mami e babi kishin shumë frikë. Po, në 21 vjeç vendosa të hap një kompani çatish dhe energjish solare. Sivjet është viti i 13, kemi 40 punëtorë, njihemi për çati dhe energji solare.

Greta Bajrami vjen pothuajse çdo vit në Shqipëri teksa tregon dhe marrëdhënien që kanë fëmijët e saj shqiptarë-latinë me atdheun e nënës së tyre.

Greta Bajrami: Më mungon që të kem një vend që është i imi dhe të ndihem sikur kam rrënjë në lagjen time. Vij në Shqipëri gati çdo vit. Kam një vajzë që është 17 vjeçe dhe një djalë, fëmijët janë latino-shqiptar. Vajza ka mësuar shqipen, djali jo dhe aq shumë. Është ndjesi tjetër kur shikon të dëgjosh fëmijët të flasin gjuhën tënde. Fëmijëve ju bën përshtypje tradita dhe besa e shqiptarëve. Vajza ime është super pozitive ndaj Shqipërisë. Kam kontakte me komunitetin shqiptar. Më pëlqen shumë të përfshihem dhe të mbajmë traditat tona.

Por a e mendon Greta Bajrami rikthimin në Shqipëri?

Greta Bajrami: E mendoj rikthimin në Shqipëri. Kemi një aplikacion dhe jemi fokusuar në Shqipëri dhe kemi futur shumë histori shqiptare dhe më e fundit është e Fadil Berishës. Do të mundohemi të vijmë në Shqipëri.